Mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë dy persona janë plagosur me thikë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.
“Sot rreth orës 21:20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.