-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Kurti cenoi partneritetin, nuk po na pyet

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi amendamentin për grantin e 4-të me vlerë 34.5 milionë dollarë që është parashikuar si ndihmë e qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën me objektivat e saj zhvillimore.

Ambasadori Amerikan në Kosovës Jeffrey Hovenier deklaroi se Washingtoni po bën gjithçka për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, por ajo cfarë po merr mbrapsht janë sjelljet e qeverisë Kurti që vepron në mënyrë të njëanshme duke dëmtuar këtë partneritet.

“Populli Amerikan është krenar dhe i nderuar që po ndihmon Kosovën. Ju keni parë mediat që flasin për dallim në qëndrimet mes Qeverisë Amerikane se bashku me aleatët perëndimor dhe Qeverisë së Albin Kurtit. Siç e thashë javën e shkuar ne një intervistë ne po përballemi me sfida te caktuara me qeverinë aktuale te Kosovës dhe këto sfida kane ndikuar ne cilësinë e partneritetit tonë.

Siç e tha dhe zëdhënësi i DASH ne nisje te këtij muaji, ne shpresojmë se Qeveria e Kosovës do ti kthehet angazhimit në bisedime të ngushta me Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Bashkimin Europian, NATO-n dhe partnerë të tjerë perëndimor të Kosovës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit