Një shtetas i Kosovës, i lindur më 1984, është dërguar në paraburgim në Dubrovnik më 20 gusht 2024, pas dyshimeve se ka shkaktuar një aksident fatal në trafik.
Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kroacisë, aksidenti ndodhi më 15 gusht 2024, rreth orës 05:50, në afërsi të qytetit Soline.
Shqiptari nga Kosova, duke drejtuar një Renault Laguna, është dalë nga shiriti i tij dhe ka goditur një automjet tjetër që ishte në lëvizje në sens të kundërt. Drejtuesi i automjetit të pasagjerëve, një kroat, vdiq në vendngjarje për shkak të plagëve të shumta, ndërsa dy pasagjerët polakë në atë mjet pësuan lëndime të rënda. Po ashtu, në aksident u lënduan rëndë edhe dy pasagjerë në automjetin e drejtuar nga i dyshuari, një shqiptare dhe një fëmijë nga Kosova.
Pas ndalimit, Prokuroria e Dubrovnikut kërkoi që gjyqtari hetues të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin, kërkesë që u miratua dhe i 40-vjeçari u dërgua në paraburgim.