Në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë, ka shpërthyer një konflikt fizik pas një përplasjeje automjetesh. Dy vajza, duke drejtuar një Audi A8 dhe një Mercedes-Benz, shkaktuan një sherr që përfundoi me ndërhyrjen e dy të afërmve të tyre.
Në përleshje u përfshi Fatjon Dauti, 29 vjeç, i cili u godit rëndë nga Marjo Barami. Dauti u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe, pas një kontrolli, iu gjet një sasi hashashi. Ai u arrestua menjëherë pas trajtimit mjekësor.
Policia gjeti gjithashtu një armë zjarri në vendin e ngjarjes, por ende nuk është e qartë se kujt i përkiste. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e të gjithë rrethanave të incidentit.