Donald Trump ka deklaruar se nuk do të marrë njoftime nga shërbimet e inteligjencës gjatë fushatës së tij presidenciale, për shkak të frikës se mund të akuzohet për rrjedhje informacioni të klasifikuar.
Në një intervistë me DailyMail, Trump shpjegoi se, për shkak të hetimeve mbi dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, ai ka vendosur të shmangë njoftimet e shërbimeve sekrete, duke argumentuar se kjo do të evitonte mundësinë e akuzave për keqpërdorim të informacionit të ndjeshëm.
Ai kritikoi gjithashtu Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidenten Kamala Harris, duke i akuzuar për paaftësi dhe duke i cilësuar ata si “marksistë” të papërshtatshëm për drejtimin e vendit.