Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi hapjen e kutive te materialeve zgjedhore për Bashkinë e Himarës. Vendimi u mor me kërkesë të opozitës pasi pretendon parregullsi në procesion që shpalli fitues me mbi 1400 vota Vangjel Tavon nga krahu i socialistëve përballë Petro Gjikurisë.
Në bazë të këtij vendimi mësohet se do të kryhet verifikimi: Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm të 36-QV në Himare, ku janë evidentuar sipas PD-së të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.
Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumenteve të tjera të votimit të 36-QV në Himarë, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve të cilëve, pasja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 gusht 2024.