-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti kujtohet për mjedisin, heq 10 leje minerare

Kryesoret

10 leje minerare janë revokuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj subjekteve që i kanë fituar ato ndër vite për arsye të ndryshme.

Në listën e subjekteve të renditura pjesa më e madhe e revokimeve argumentohet me mos pagesën e garancisë financiare të rehabilitimit të mjedisit vitit 2023.

Sipas kuadrit ligjor Agjencia Kombëtare e Burime Natyrore (AKBN), në cilësinë e strukturës përgjegjëse për lejet e shfrytëzimit dhe lejet e kërkim-zbulim-shfrytëzimit, vlerëson planin e rehabilitimit përfundimtar dhe progresiv të mjedisit dhe përcakton vlerën monetare të garancisë financiare të detyrueshme, të përgjithshme e vjetore, për realizimin e planit të rehabilitimit të mjedisit për subjektet minerare.

Kjo vlerë përcaktohet në vendimin e Këshillit Teknik të AKBN-së dhe miratohet nga ministri përgjegjës për veprimtarinë minerare.

Zotëruesi i lejes minerare dorëzon në QKB garancinë financiare për realizimin e planit të rehabilitimit të mjedisit për vitin e parë, jo më vonë se 30 ditë nga data e njoftimit të vendimit të miratimit të lejes minerare.

Për vitin e dytë dhe në vazhdim, dokumenti i garancisë financiare vjetore depozitohet në AKBN, në AKM dhe në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare, jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas përfundimit të vitit paraardhës, i cili përllogaritet duke filluar nga data efektive e marrjes së lejes minerare.

Por duket se një pjesë e subjekteve nuk kanë arritur të respektojnë këto kërkesa.

Në një rast tjetër revokimi ka si argumentim faktin që zotëruesi i lejes nuk ka arritur të realizojnë planin minimal të punës që është një nga kushtet që përcaktohet që në fillim kur leja fitohet./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit