Mbrëmjen e sotme Mirlind Daku realizoi golin e katërt radhazi dhe të 5-tin në 6 javët e para të kampionatit.
Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari i momentit jo vetëm te skuadra e tij, por në të gjithë kampionatin rus.
26-vjeçari i dhuroi avantazhin Rubinit në minutën e 45-të të sfidës, duke shënuar me 11-metërsh dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.