Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj u la në stol në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Venezias.
Mesa duket Hysaj ka pasur përplasje me trajnerin e ri të bardhekaltërve Marco Baroni. Sipas mediave italiane, kjo gjë pritet t’i kushtojë shtrenjtë Hysajt, i cili tashmë pritet të lihet jashtë listës për lojtarët që do të grumbullohen në Europa League.
Ndërsa drejtori sportiv Fabiani është shprehur se lojtarët që i sjellin shqetësime skuadrës, nuk kanë pjesë në të. Më tej ai i jep një mesazh Hysajt se zgjidhja e vetme për të është të shitet përpara përfundimit të merkatos.