Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri dhe marrëdhënia e komplikuar mes Lorenc Kostës, efektivit Erjon Goxhara dhe bashkëshortes së tij.
Nipi i Erjon Goxharas tha se ditën e ngjarjes efektivi është takuar me bashkëshorten e tij në një një kafene në qytet, ku kanë biseduar për marrëdhënien mes tyre, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte me inxhinierin e ERE-së.
Ai u shpreh se daja e tij Erjon Goxhara ishte në një gjendje të rëndë psikologjike dhe pasi mësoi se bashkëshortja e tradhtonte, ai kishte menduar që të vrasë veten.
Në takim Goxhara ka kërkuar që bashkëshortja e tij Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj.
Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij.
Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit.
6 plumba për tradhtinë! Polici i penduar dhe tronditur në gjyq