Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë drejtuar drejt një automjeti tip Audi i blinduar në zonën e Bushatit në bashkinë e Vaut të Dejës.
Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.
Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e autorëve që qëlluan.