Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka reaguar në lidhje me skandalin e eksporteve të mbetjeve toksike.
Muçollari u shpreh që ndërmjetësi njihet pasi është qeveria shqiptare. Sipas tij ndërmjetësi i trafikut është qeveria, përmes gjithë hallkave të saj: doganat, kapiteneria, drejtuesi i Portit, Ministrja e Mjedisit..
“Dhe sigurisht, pagezuesi i këtij plani, shefi i qeverisë, nuk i do ato pirgje të shemtuara e të rrezikshme aty afër. Me siguri ka dhënë urdhêr për largimin e tyre.
Për lehtësimin e aktivitetit ka menduar Ministrja Kumbaro, e cila ka firmosur liçensen për kompaninë që bente transportin.
Kur u pyet ditet e para të skandalit kjo Ministri, beri të padituren, reagoi sikur nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kishte ndodhur.
Po teksa Edi Rama ka instaluar një sistem ku pergjon kundershtarin, ku për çdo banor ka një patronazhist, nuk e di ai që dergoi satelitet shqiptarë në qiej, çfarë ndodh në Durrës?”, shprehet Muçollari.
Ai thekson që qeveria dhe kryeministri i dinë shumë mirë tonelatat me mbetje të rrezikshme pasi ata jo vetëm janë përfshirë por janë vetë ndërmjetësi.
“Kjo është ana tjetër e errët e skandalit të trafikut nderkombëtar të mbetjeve. Që është mungesa e drejtësisë dhe imuniteti që ka qeveria para ligjit.
Asnjë hetues e prokuror nuk shkon dot tek bosi i madh e këtë e kanë vertetuar deri më tani skandalet e korrupsionit si ato të inceneratorëve dhe të aferes 5D“, reagon Muçollari.