-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbytja e jahtit luksos në Siçili, hetohet për vrasje nga pakujdesia

Kryesoret

Autoritet italiane që po hetojnë vdekjen e shtatë personave në fundosjen e jahtit luksoz në Sicili thonë se po shqyrtojnë krimet e mundshme të “mbytjes së anijes dhe vrasjes nga pakujdesia”.

Në jaht gjetën vdekjen pronari i tij, manjati i teknologjisë Mike Lynch i njohur ndryshe dhe si Bill Gates i Britanisë, vajza e tij 18 vjeçe dhe pjesëtarët e tjerë në bord.

Ambrogio Cartosio kryeprokourori i qytetit të afërt të Termini Imerese theksoi se megjithatë hetimi ishte në fazat e tij fillestare dhe ata aktualisht nuk po shikonin askënd konkretisht.

Sipas BBC më herët mendohej se anija mund të ishte mbytur për shkak të një rrjedhjeje uji por Forcat Ajrore Italiane tani kanë konfirmuar se shkaku më i mundshëm ishte një erë e lokalizuar dhe e fuqishme e njohur si një shpërthim.

Në një konferencë për shtyp zëvendësprokurori Raffaele Cammarano u tha gazetarëve që Forcat Ajrore Italiane kishin konfirmuar se fundosja ishte shkaktuar nga një shpërthim.

“Ne po operonim në 50 metra thellësi (164 ft) dhe se kishte shumë pak shikueshmëri për shkak të kushteve të motit,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit