Qëndresa Qytetare me anë të një postimi ka shprehur shqetësimin e saj për kthimin e Shqipërisë në një vend mbeturinash.
Ata shprehen qeveria Rama po i kthehet idesë së shndërrimit të Shqipërisë në një kosh të madh mbeturinash për Evropën.
“Ligji për importin e mbetjeve që u rrëzua në 2016 për shkak të rezistencës dinjitoze qytetare, po rikthehet nga qeveria Rama, që mesa duket tashmë ka edhe numrat për të finalizuar këtë projekt ogurzi për vendin dhe ekonominë. Në vend që turizmin e ka ndër sektorët më të zhvilluar dhe ku do duhej të kanalizonte investimet dhe strategjitë, nuk e ka luksin të kthehet në një landfill të madh për mbetet e Evropës për interesat e ngushta të një kaste të korruptuar qeveritarësh dhe oligarkësh”, shkruan Qëndresa Qytetare.
Më tej qëndresa qytetare i fton shqiptarët që të jenë më vigjilentë për zhvillimet në raport me këtë projekt të rikthyer në treg me siguri me porosi të mafies.
“Qëndresa Qytetare i kërkon opozitës të bëhet barrierë në Parlament përballë këtij projektligji, teksa shoqëria civile grupet e interesit dhe sipërmarrja kryesisht në sektorin e turizmit duhet të jetë në bllok për të ndaluar këtë projekt”, shprehet organizata.