Qytetarët në ish-fushën e shkrirjes të municioneve të ish-repartit ushtarak në Komsi, në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut” të bashkisë Mat kanë zbuluar dhjetëra predha luftarake.
Pas bërjes publike të lajmit në vendin e predhave kanë mbërritur uniformat blu të Matit dhe kanë rrethuar zonën me shirita dhe presin forcat xhenios nga Tirana.
Predhat janë konstatuar në vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës. Në zonën ku janë gjetur predhat njihet si e rrezikshme për shkak se aty në vitet 1995-2000, bëhej demontimi i municioneve luftarake.
Specialistë të ushtrisë bënë me dije se një pjesë e këtyre predhave luftarake përbën rrezikshmëri, pasi janë me djegore të paplasur dhe paraqesin rrezik për banorët e zonës.