Këshilltari për çështjet ekonomike të Partisë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur shqetësimin për tendencën e qeverisë shqiptare në lidhje me emigracionin dhe trajtimin e mbetjeve.
Teliti shprehet se 1 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit dhe nevojitet sa më shpejtë që ti rikthejmë në atdhe.
“Hedhja për konsultim publik i ligjit për të lejuar importimin e mbetjeve, tregon edhe njëherë vizionin e mbrapshtë qeveritar për të kryer “punët e porositësve” dhe jo punët për zgjedhësit, të cilët duan thjesht një Shqipëri të jetueshme e jo të jetojnë si në një vend të botës së tretë me pasiguri të lartë dhe korrupsion të kudogjendur”, shkruan Teliti.
Ai thekson se me anë të ndryshimit dhe do të vijë edhe shpresa për këtë vend.