Pasditen e sotme një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave në kilometrin e 28 të rrugës Selanik-Petritsi.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të 55-vjeçarit.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Selanikut ku u konstatua i vdekur. Ndërsa drejtuesja 44-vjeçare e makinës tjetër është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Kilkisit.
Në makinën që drejtonte gruaja ndodhej edhe një 38-vjeçar dhe dy vajza, secila nga 3 vjeç. 38-vjeçari dhe fëmijët janë transportuar dhe po trajtohen në spitalin Georgios Gennimatas në Selanik.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe hetimet paraprake po kryhen nga Policia Rrugore e Kilkisit.