E shtuna ishte fantastike për Barcelonën, Manchester Cityn, Arsenalin dhe Interin, por jo për Milanin dhe Manchester United, që humbi përballë Brighton me rezultatin 2-1. Ashtu sikur e mbylli edhe e nisi. Keq e më keq.
Në krahun tjetër City shkatërroi Ipswich Town 4-1. Edhe Arsenali bëri detyrën duke vijuar ritmin e edicionit të kaluar duke mposhtur Aston Villën 2-0. Yamal dhe Levandovski i dhanë fitoren Barcelonës përballë Bilbaos në një ndeshje të vështirë.
Në Itali, Milani humbi përballë Parmës 2-1 jashtë fushe, kurse Interi Mundi Lecen 2-0. Sot zbresin në fushë Bayern, Real Madrid, Liverpul, Çelësi, Roma, Napoli.