-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ia qiti në tavolinë’! Haliti: Uroj që Kurti të zbatojë porositë e shefit të CIA-s

Kryesoret

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar vizitën e drejtorit të CIA-s Burns në Kosovë.

“Për mua ka qenë e pritshme që të takohet me Kryeministrin. Drejtori i CIA ka ardhur për t’i takuar tri vendet problematike të Ballkanit, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ka takuar udhëheqësit politik, ekzekutiv dhe ligjzbatues. Mendoj që takimet duhet të kenë qenë të frytëshme dhe mesazhi qortues për të gjithë duhet të ketë qenë: në Bosnje Hercegovinë, duhet ta zbatoni “Marrëveshjen e Dejtonit, Serbisë e Kosovës: Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara, dhe normalisht edhe çështje tjera që kanë të bëjnë në raportet mes SHBA-ve dhe vendeve përkatëse.

Sa i përket takimit me Kurtin, mendoj që ka qenë tepër i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket kthjellimit politik të qeverisë. Drejtori i CIA s, nuk është ardhë me e pytë Kurtin, a është i majtë apo i djathtë, por besoj që në tavolinë ia ka qitë përpara detyrat që duhet t’i kryej. Uroj që Kurti ta kuptoj drejtë mesazhin që e ka marrë dhe të filloj t’i zbatoj porositë pa hezitim. Ndoshta jam subjektiv në ato që po i them, por përvoja e kaluar, e jona dhe e vendeve që kanë kaluar kriza të ngjashme, ka qenë e suksesshme atëherë kur kanë kryer detyrat e shtëpisë, sipas receptures së politikës perëndimore.

Shpresoj që Kurti s’ia ka shpjeguar historinë e SHBA. Rezultati i vizites do shihet ditëve në vijim. Sepse këto takime e mesazhet zakonisht mbesin të mbuluara me velon e sekretit e spekulimeve, por s’duhet me vra mendjen shumë për këtë çështje, sepse fjalëve të Ambasadorit të para dy ditëve që ishin karrota, ky e ka nxerrë dhe ia ka treguar edhe shkopin. Por, kryesorja është që SHBA është e interesuar që në Ballkan të vendoset paqja dhe të eleminohen politikat konfliktuoze, me qëllim që të gjithë të bëhemi pjesë e BE. Besoj që edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë së ka qenë në tavolinë”, përfundoi Xhavit Haliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit