Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli në lidhej me mbetjet toksike.
Meta kërkoi hetim parlamentar, si dhe kërkoi që deputetët e Partisë së Lirisë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar dhe bashkëpunuar me autoritet ndërkombëtare për këtë skandal.
“Skandal që kërkojmë hetim parlamentar. Edhe deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë skandal që dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik”, tha ai.