Mesditën e sotme një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar policia dhe ekipi mjekësor ku konstatuan edhe vdekjen e personit.
Ndërkohë prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.