Disa javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në rrjetin e saj social në Instagram, ku tregon gjendjen e saj.
Klea Prenga u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë.
Me një shenjë të lehtë në fytyrë ajo po tregon se është duke u rikuperuar.
Pasi e dhunuan fizikisht motrat Berisha u arratisën dhe policia i ka shpallur në kërkim. Ende nuk dihet vendndodhja e tyre.