-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau shokun e dhomës në azilin në Tiranë, ndërron jetë në spital Zyhdi Shehi

Kryesoret

Pak ditë më parë në një azil në Tiranë Zyhdi Shehi dhunoi për vdekje shokun e tij të dhomës Virxhil Veshon. Zyhdi Shehi 78 vjeç prej katër ditësh ishte i shtruar në spital dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka dhënë studiuesi dhe ish-deputeti Fatmir Toçi, i cili thotë se ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në kryeqytet.

“Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…”, shkruan Toçi.

Ai shprehet se “Zydi Shehi ishte një figurë e mirënjohur në Kavajën e tij si familjar dhe qytetar i devotshëm, studiues i apasionuar pas historisë, veçanërisht për qytetin e tij, Kavajën dhe rrethinat e saj dhe autor i disa botimeve me vlerë dhe interes të veçantë në këtë fushë, duke sjelle fakte dhe interpretime të panjohura më parë. Për këto kontribute për qytetin e tij dhe shoqërinë e emancipuar kavajase ai ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”, titull i merituar për një personalitet të shquar e me kontribute konkrete si Zydi Shehi, i cili gjatë gjithë jetës së tij reflektoi mirësi, korrektesë e kulturë, shembullin e modelin e qytetarit bashkëkohor”.

Vrasja në azil/ Gjykata shtron në psikiatri Zyhdi Shehin, infermieret në arrest shtëpie

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit