-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Tirana nuk menaxhon dot mbetjet e veta, jo më të ketë ligj për importin e mbetjeve të botës

Kryesoret

Nën presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjetin e saj social facebook shprehet se Tiranën po e mbysin plehrat.

“Plehrat mbysin Tiranën! Kjo është gjendja në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Është e pamundur të kalosh në zonat ku koshat janë tejmbushur e mbeturinat kanë zbritur në rrugë, duke ndotur tokën, ajrin dhe duke u kthyer në rrezik real për shëndetin e qytetarëve. Kjo është Tirana dhe jo ajo që shkëlqen në rrjetet sociale të kryebashkiakut Erion Veliaj!”, shprehet Xhixho.

Ajo thotë që qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston, ndërsa qytetin e mbulojnë mbeturinat.

“Tirana nuk menaxhon dot mbetjet e veta, Shqipëria nuk menaxhon dot mbetjet e veta dhe jo më të ketë ligj për importin e mbetjeve të botës. Rrugët e mbushura me plehra në mes të kryeqytetit dhe reja toksike e tymit të mbeturinave që digjeshin para pak javësh në Vlorë janë prova më e qartë se me menaxhimin e mbetjeve kemi dështuar”, thotë Xhixho.

Në fund ajo bën një thirrje ku shprehet se duhet që ta ndalim këtë përpjekje krimininale që o ta bëjë këtë vend të pajetueshëm duke e shndërruar në landfill gjigant të mbetjeve të gjithë kontinentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit