Ditën e sotme një zjarr ka rënë në fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë.
Për shkak të bimësisë së thatë dhe erë, zjarri është përhapur dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe prej 10 me shkurre e ferra,100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame.
Në ndihmë për shuarjen e flakëve kanë shkuar 18 zjarrfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie. Por për shkak të terrenit të vështirë u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine dhe u bë e mundur izolimi i flakëve.
Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive dhe po punohet për izolimin e tyre.
Ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënies.