Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në zonat e kodrës përreth kalasë së Shën Triadhës përballë Gjirokastrës.
Zjarri për shkak të erës po i afrohet fshatrave Arshi Lengo dhe Asim Zeneli. Ndërsa në vendngjarje kanë arritur dhjetëra forca zjarrfikëse dhe vullnetarë.
Ndërkohë priten përforcime me forcat zjarrfikëse të bashkive Dropull, Tepelenë dhe Përmet.