Ministri i Brendshëm i Serbisë, një kriminel ordiner i transportit të drogës në Serbi në vendet evropiane, ka nisur një përpjekje për të krijuar një narrativë që synon të shpëtojë nga realiteti i protestave në Serbi për shkak të krizës ekonomike, politike dhe të litiumit.
❗️Kronologjia e ngjarjeve:
⚠️ Me datë 20.08.2024 kërcënohet ambasada e Serbisë në Gjermani dhe Austri, Aeroporti i Beogradit dhe e ashtuquajtura Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë.
🚩Informacion faktik:
Personin që ai e paraqet si kriminel me elementë terroristë Shqiptar/Kosovar , e kanë vënë në dukje familjarët dhe kanë vërtetuar se ka aftësi të kufizuara në masën 90% .
⚠️ Rasti: Dejan Rakoviq nga Beogradi nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, gjatë nëntorit të vitit të kaluar 2023 dhe se kishte zhvilluar rrjetin e inteligjencës në Serbi pasi ishte angazhuar nga agjencia e inteligjencës së Shqipërisë si dhe ajo e Kosova, me urdhrat e të cilëve kishte mbledhur të dhëna me peshë për sigurinë, duke ndihmuar kështu veprimtarinë e këtyre shërbimeve.
🚩Informacion faktik:
Si është e mundur të dënohet dikush për veprën penale të spiunazhit vetëm me 4,5 vjet ku në nenin 315 të kodit penal serb paragrafët 1, 2, 3, 4 dhe 5 ku ky paragrafi i fundit parashikon nëse veprat e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 i këtij neni ka sjellë pasoja të rënda për sigurinë, fuqinë ekonomike ose ushtarake të vendit, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë vjet.
Ky rast është krijuar për të paraqitur një agresion inteligjent të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj Serbisë.
⚠️ Arrestohet një spiun kroat në Beograd, ndaj narrativa për agresion inteligjent jo vetëm të shqiptarëve (Kosovës dhe Shqipërisë) por tashmë edhe të Kroatëve, që sipas asaj që mund të analizohet nga mediat, po mundohet të paraqitet si e drejtpërdrejtë. Veprimet e Zagrebit kundër Beogradit dhe Serbisë duke u përpjekur ta lidhin atë me nxitjen dhe mbështetjen e protestave të shoqërisë civile në Beograd për të rrëzuar Vuqiqin nga pushteti.
🚩Informacion faktik:
Ditë më parë në media ka pasur një rast të ngjashëm deklarues me qytetarët e Kosovës ku kanë dalë nga pala serbe dhe duke legjitimuar udhëtarët kosovarë dhe e njëjta gjë ka ndodhur me një këngëtare kroate e cila është marrë në pyetje për deklaratat e publikut të saj.
Pra, narrativa e kriminelit të drogës në Serbi që është ministër i punëve të brendshme po humbet durimin dhe fillon të sajojë ngjarje që kanë dy qëllime:
‼️a. Qëllimi politik që të paraqitet si nacionalist serb dhe që lufton për popullin, shtetin kriminel serb.
‼️b. Qëllim operative -centralizohen disa veprime në vijën kufitare për të mundësuar transportin e drogës nga vendet aziatike, pra me një fjalë karteli i drogës ka filluar të humbasë fuqinë dhe i duhen veprime të tilla për të forcuar pozitat e tij.
⚠️Qytetarët që lëvizin në territorin e Serbisë një gjë duhet ta dinë me siguri se herë pas here aktivizojnë një bazë të dhënash inteligjente të Serbisë për të parë se kush është brenda territorit serb ku pastaj legjitimohen dhe arrestohen ata qytetare që janë në atë databaz.
⚠️Pra, të gjithë qytetarët që kanë lidhje me të kaluarën për luftën çlirimtare apo janë pjesë e strukturave të sigurisë së vendeve që Serbia i sheh si armiqësore apo familjarëve të tyre, duhet ta dinë se këto do të jenë veprime që do të karakterizojnë periudhën deri në fund viti 2024.