Një zjarr ka rënë në fshatin Mengaj, njësia administrative Helmas, Kavajë. Për shkak të dendësisë së pyllit me shkurre të thata ka qenë e pamundur shuarja e flakëve nga forcat zjarrfikëse.
Menjëherë në ndihmë ka shkuar helikopteri i Forcës Ajrore ‘Cougar’ i cili po ndërhyn nga ajri.
Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri ka përfshirë dy deri në tre hektarë tokë dhe pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të bashkive Tiranë dhe Kamëz, është bërë e mundur, në orët e para të mëngjesit të sotëm, izolimi i një pjesë të zjarrit në krahun ku rrezikoheshin banesat.
Gjithashtu gjatë natës për të monitoruar situatën ka qenë i pranishëm edhe perfekti i qarkut Tiranë Afrim Qendro.