-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti takon Fajon: Anëtarësimi, një shtysë të madhe synimeve tona

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim zëvendëskryeministren e Sllovenisë, Tanja Fajon, njëherazi edhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Evropiane.

Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së kësaj fryme bazuar në interesat e përbashkëta, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

Presidenti i Republikës vlerësoi mbështetjen që Sllovenia ka dhënë dhe jep për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe politikat e zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv i përbashkët i rajonit”, – u shpreh Presidenti i Republikës, – duke theksuar se në Shqipëri ky vizion ka nxitur transformimin përmes ecurisë së reformave.

“Ai, gjithashtu, i ka dhënë një shtysë të madhe synimeve tona rajonale për paqen dhe stabilitetin, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nismave të tjera me rëndësi për zhvillimin e Ballkanit”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit me Ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit