-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Ministrja-deputete ka dhënë licencë universale për transportin e mbetjeve

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka ngritur akuza të forta ndaj ministrës së Mjedisit, duke e akuzuar atë për dhënien e një licence universale për transportin e mbetjeve që, sipas tij, është “klienteliste” dhe pa kontrolle të mjaftueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ka theksuar se kjo licencë është dhënë me dokumentacion të papërgatitur dhe pa specifikime të mjaftueshme.

“Licenca është e dhënë me një dokumentacion tepër të shkurtër dhe pa specifikuar kategoritë e mbetjeve që do të transportohen. Nuk ka informacion për destinacionin dhe origjinën e mbetjeve.”, deklaron deputeti.

Shehu ka shprehur shqetësim se mbetjet e rrezikshme përfshijnë shumë kategori, përfshirë ato nga industria përpunuese, ndërtimi, mjekësore, dhe biologjike, duke bërë të nevojshme një ndarje dhe trajtim të detajuar.

“Në mbetjet e rrezikshme hyjnë shumë kategori të tilla, si mbetje të industrive përpunuese, ndërtimit, mjekësore, toksike, helmuese dhe bërthamore.”, thekson Shehu.

Deputeti akuzon gjithashtu ministren se ka firmosur një licencë të papërshtatshme, duke e lënë procesin të papërpunuar dhe pa mbikëqyrje adekuate.

Ai ka shtuar, “Ministria-deputete ka dhënë një licencë universale për transportin e mbetjeve pa përcaktuar llojin e mbetjeve dhe pa specifikuar vendin e grumbullimit. Kjo është një shembuj i qartë i një politike klienteliste.”

Shehu ka përfunduar duke thënë se kjo situatë mund të ketë pasoja të rënda dhe se në portin e Durrësit mund të ketë shumë më shumë kontejnerë të humbur për shkak të kësaj politike të papërshtatshme.

“Nuk është çudi që në portin e Durrësit të ketë edhe disa qindra kontejnerë të tjerë të humbur.”, përfundon Shehu në shkrimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit