Një çift shqiptar dhe një vajzë 19-vjeçare janë arrestuar në Itali, pas një operacioni të Karabinierëve në Chiarit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e çiftit, policia gjeti 1.3 kg kokainë dhe një revole të kalibrit 22, të mbajtur në mënyrë të paligjshme. Çifti, një 47-vjeçar dhe një 53-vjeçar që zotëronin një piceri, ishin nën hetim për aktivitet të dyshuar në trafikimin e drogës në Rovato.
Operacioni i policisë ka zbuluar gjithashtu para cash dhe mjete për paketimin e drogës, duke konfirmuar aktivitetin intensiv të trafikimit në zonë.