Pasqyrat janë mjeshtre të iluzionit, duke krijuar hapësira të pafundme dhe reflektime magjike.
Të shohësh veten në to, është si një udhëtim në botën e të panjohurave. Dikur, ato ishin një luks për pakë të privilegjuar, sot janë të pranishme kudo. Ky kalim nga realiteti në zakonshmëri i jep pasqyrave një aurë misteri, duke i bërë elemetë thelbësorë në tregime dhe besëtytni.
Në literaturën botërore egzistojnë plot tregime mbi pasqyrat. Ato janë trashëguar që nga mitologjija greke ku Perseu mundi Medusën me një pasqyrë si mburojë, ndërsa Narcisi ra në dashuri me reflektimin e tij në pasqyrë.
Pasqyrat lujanë role të ndryshme nëpër historira duke përcjellë në to mesazhe të ndryshme, por mesazhet më të mëdha e më të bukura i përcjellin historitë me pasqyrat magjike.
Por pamvarësisht kësaj, pasqyrat qofshin ato “magjike” apo jo, na tregojnë shpesh relaitetin që ne nuk arrijmë ta shohim me sytë tonë.
Sa shpesh e dëgjojmë të gjithë frazën që dikush “duhet të shihet në pasqyrë” kur sillet si hipokrit?
Por në hapësirat tona pasqyrat nuk ekzistojnë, ose thën më mirë nuk shiten pasqyra që tregojnë realitetin por vetëm pasqyra të deformuara sipas nevojës së blerësit.
Tashmë pasqyrat që tregojnë realitetin konsiderohen si pasqyra magjike, dhe ato lloj pasqyrash janë kthyer në një luks për pak të privilegjuar.
Por ka nga ata persona që për arsye të punës së tyre udhëtojnë gjithnji me një pasqyrë magjike me vete, dhe një nga këta persona është edhe Drejtori i CIA-s William Burns, i cili javës që shkoi bëri një tur në Ballkan.
Në turin e tij në Ballkanin tonë Burns udhëtonte me një avion të tipit Boing C-17A Globemaster.
Kështu, me 20 gusht Burns u takua në Sarajevë me drejtoirn e Agjensisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjes Amir Zhuvo, dhe disa anëtarë të tjerë të Presidencës kolektive të Bosnjes.
Por çfar lidhje ka kjo me pasqyrat do thoni ju!
Një nga personat që Burns takoi në Bosnje ishte Zhelka Cvijanoviç, anëtarja serbe e presidencës së Bosnjes dhe ish kryeministre e Republikës Serbska, të cilën SHBA e ka vënë nën saksione me arsyen se “ Me veprimet e saja ka cënuar stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin e Bosnja-Hercegovinës”. Këtë rradhë Burns sipas deklaratës zyrtare të presidencës së Bosnjes thuhet se diskutoi çështje të integritetit dhe sovranitetit të Bosnjes duke theksuar se ai mbetet prioritet i SHBA-ve.
Pra takimi me Zhelkën ka shërbyer për ta vënë Zhelkën para një pasqyre magjike që i tregon Zhelkës të vërtetën për veten e saj, të vërteta që ndoshta ajo mund t’i ket harruar dhe që e ndihmojnë të kthjellet.
Duke parë deklaratën e përbashkët publike të këtij grupi që u takua me Burns, duket që pasqyra “magjike” e Shefit të CIA-s ka funksionuar.
Ndërsa pas këtij takimi me datë 21 Burns ka udhëtuar me avionin e tij në drejtim të Beogradit, ku është takuar me shefin e shërbimit sekret BIA, dhe me presidentin e Sërbisë Vuçiç.
Edhe në këtë rast Burns ka përdorur paqsyrën “magjike” për Vuçiçin, e cila i ka treguar se protestat e organizuara së fundmi në Beograd kundër shfrytëzimit të minierës së litiumit, nuk janë protesta të organizuara nga CIA, dhe aq më pak një tentativë për një revolucion portokalli, siç ka pretenduar publikisht Vuçiçi.
Por janë protesta të nxitura nga, dhe të sponsorizuara nga vet shërbimet sekrete të Sërbisë nën direktivën e vet Vuçiçit për të ndërprerë më çdo kusht kontratën që ai ka bërë në 2019 me kompaninë e Rothchielidve “Rio Tinto”, për shfrytëzimin dhe zgjerimin e minierës së litiumit, në mënyrë që kjo kontratë t’i kalojë “vëllezërve” kinezë, të cilët janë shumë të interesuar ta marrin nën kontroll këtë minierë, pasi janë duke ndërtuar edhe një fabrikë të prodhimit të baterive për makinat elektrike në Hungari.
Por kryesorja po ta marrin kinezët, gjithë perëndimi mbetet pastaj i varur për litium nga kina dhe Rusia.
Ndaj edhe Vuçiç nuk pranoi të jepte asnjë detaj mbi bisedimet me Burns, dhe si me magji keto protesta tashti kanë ndaluar.
Por gjatë kohës që Burns vizitonte Beogradin, veshët dhe sytë e anëtarëve të NATO-s nuk qëndruan mbyllur.
Në këtë datë në të njëjtën kohë që Burns ishte në bisedime në Beograd, në mëngjesin e datës 21 gusht një avion i Forcave Ajrore Franceze i tipit Beechcraft B.350 ER ALSR me regjistër F-RACH u ngrit nga aeroporti i Prevezës në Greqi duke fluturuar në drejtim të Kosovës, dhe për disa orë, derisa mbarojë takimi i Burns në Beograd, ka fluturuar mbi Kosovë në kufirin me Sërbinë.
Ky avion i përket Skuadriljes 1/54 “Dunkerque” e specializuar për luftën elektronike. Dhe duke qenë se është ALSR ( Survejim lehtë dhe rikonicion) ata kanë fluturuar për disa orë në një mision ISR për nevoja të Shërbimit Sekret Ushtarak Francez ( Direction du Renseignement Militaire), dhe të agjensisë të shërbimit të jashtëm (Direction Generale de la Securite Exterieure).
Ky fluturim ishte në një mision SIGINT (SIGnals & INTelligence), që do të thotë se ka për detyrë të mbledhë të dhëna dhe informacione duke interceptuar dhe analizuar sinjale dhe biseda e komunikime telefonike dhe radio, qofshinato edhe të kriptuara. I pajisur me sensorë për të mbledhur inteligjencë elektronike (ROEM) dhe inteligjencën e origjinës së imazhit (ROIM).
Misioni ka përfuanduar sapo avioni i Burns është ngritur në ajër nga aeroporti i Beogradit.
Por Burns nuk ka udhëtuar direkt për Kosovë.
Çuditërisht avioni i tij ka udhëtuar në drejtim të Bullgarisë ku ka fluturuar për rreth 20 minuta, duke u sjellë vërdallë mbi malin e Stara Pllanina në qendër të Bullgarisë, dhe më pas i është drejtuar Kosovës, ku këtu ka takuar edhe presidenten edhe kryeministrin.
Këtë rradhë Burns e ka vënë Kurtin të shihet në pasqyrën “magjike” që ai kishte me vete, duke e bërë Kurtin të kthjellet, dhe të ndryshojë pozicionin e tijë nga tentativa për t’ju mësuar amerikanëve si bëhet shteti, në dëshirën për të zgjeruar marëdhëniet e fuqishme bilaterale.
Por pasqyra e Burns ishte vetëm pasqyrë magjike për çështje të vecanta, e nuk ishte edhe për çështje të hipokrizisë e cila u shfaq në vivelin e delirit edhe në deklaratën e Kurtit pas takimit ku thotë se “qeverisja e mirë është bërë mirëqënie shoqërore”.
Eh, jo të gjitha pasqyrat magjike ta thonë të vërtetën.
Ajo e Burns është vetëm për të të sjellë në vete.