-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Osmani: Nga Partizani i Beogradit tek Partizani në Tiranë!

Kryesoret

Ju shkruaj prek kohësh që plani i normalizimit të imazhit te Serbisë ndër shqiptarët është më i madh se të gjithë ne. Pra këto daljet nëpër tv me bluza serbe e terci perci dhe kori mbështetës janë orkestër e mireorganizuar. Media, finance, futboll, politike, tregeti peshku.

Ja ta jap edhe unë një konsideratë shpejt nga Partizani i Tiranës tek Partizani i Beogradit?

Jogosllavizimi i Ballkanit dhe i Shqipërisë është plan i vjetër dhe ka nisur me Popovicin dhe Mugoshën qe kontrollonin partine komuniste ne Tirane. Pastaj vijoi tani ne fund me Minishengenin dhe Ballkanin e Hapur  te Rames, Vucicit dhe atij qerosit te Maqedonise se Veritu qe bente si garip.

Vaso Cubrillovic tha: Nuk ka nevojë ti vrasim shqiptarët, por ua nxijmë jetën duke vënë në krye të tyre politikanë të poshtër dhe ata largohen nga trojet e tyre.

Miku nga Presheva më shkruajti para gjysëm ore, Kreshnik po shuhemi këtu.

Po mire! A do të jetojmë ne ballkanasit tërë jetën duke u vrarë e duke u prerë? Jo nuk duhet.

A kam unë problem me këtë trajnerin serb si person? Jo asnjë problem.

A kam unë problem me popullin serb? Asnjë problem. Unë kam hall vetëm me ata serbë që na duan të zhdukur, të varrosur, të vdekur, të shuar dhe jane shume.

Unë kam problem me serbin që vjen në më vret Afrim Bunjakun në Banjskë dhe e shpall Radojcicin hero në Beograd.

Kam hall me serbin që thotë një shqiptar i mirë është një shqiptar i vdekur.

Kam hall me serbin që po më spastron etnikisht Luginën në Preshevë.

Kam hall me serbin Vucic dhe Vulin që përgatisin grupe terroriste të vrasin shqiptarët në Dradani dhe te bllokojne Kosoven ne te gjitha zyrat nderkombetare.

Kam hall me Serbinë që po behet fuqi rajonale dhe me pesë të përdalë oligarkë shqipfoles importues të mëdhenj që komandojnë Shqipërinë dhe që nuk lejojnë të prodhohet asnjë kunj shkrepseje në Shqipëri dhe kjo rrënon ekonominë tonë kombëtare.

Cfarë bën një trajner serb tek Patizani dhe tek cdo ekip shqiptar?

Sa herë bën Partizani gol apo fiton ndeshje, apo fiton kampionatin ka edhe një hero bashkëautor të lumturisë dhe të gëzimit, ai është trajneri serb. Po mirë cfarë ke ti me trajnerin? Asnjë problem nuk kam me të si qënie humane, as si trajner, as si individ, as si serb, as si bir nëne, as si sportist.

Unë kam hall tjetër. Kam hallin e parrullës më të re të Beogradit në Tiranë:

“Sporti bashkon, arti afron, muzika dashuron.”

Unë dua që ne popujt e Ballkanit të jetojmë në paqe dhe në harmoni, por kujtimet e përgjakshme dhe plagët janë ende të freskëta shumë. A do ti mbyllim? Po hajde ti mbyllim, por nuk mund të mbyllen plaget pa u përtharë qelbi, sepse ky është një operacion i rrezikshëm shumë.

Unë nuk jam mjek por miqtë e mi mjekë më kanë thënë, se prej rreziqeve të mëdha të operacioneve janë infeksionet që merren në sallë. Ky operacion qe po kryhet mes Shqiperise dhe Serbise po behet ne nje salle qe nuk ploteson asnje kusht te higjenes dhe kjo ehste e rrezikshme shume.

Nuk mundemi ta normalizojmë imazhin e Serbinë tek sytë e shqiptarëve pa marrë garanci. Mos e harroni kurrë, se Ukraina sot nuk do të humbiste qindra mijëra bij dhe bija të saj në luftë me Rusine po mos t’ia kishin hequr armët bërthamore në vitet 90. Dhe ata qe ia hoqen armet berthamore ishin vete Perendimi sepse u thane jeni tashme te sigurte dhe nen mbrojtjen tone.

Nuk ka paqe, as normalizim pa garanci dhe pa deterencë ekonomike dhe ushtarake. Të gjitha të tjerat janë hi syve dhe kurth që na kurdiset për të na lënë zbuluar, për të na lënë përballë Serbisë lakuriq!

Kur te shkosh per tu pajtuar me hasmin, mos shko kurre pa e marre me vete qenin tend thote populli dhe populli nuk gabon kurre!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit