-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Brezi i ri duhet të shkundet për të përmirësuar vendin

Kryesoret

Në një intervistë të fundit në “Podcastin e Lirisë,” Ilir Meta, President i Partisë së Lirisë, ka ndarë reflektime mbi karrierën e tij dhe ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të rinjtë shqiptarë.

Ai ka theksuar se brezi i ri duhet të bëhet më i ndërgjegjshëm dhe të angazhohet për të ndihmuar në përmirësimin e situatës në vend.

Meta ka ndarë se si hyri në politikë në vitin 1992, kur PS e kishte lutur të kandidojë për deputet në Skrapar gjatë një periudhe të vështirë për partinë.

“Unë nuk kam dashur të merrem me politike, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi.

Në mars 1992, PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS ishte në një zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri të kandiduar për deputetë, m’u lut me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi dhe unë u vendosa kandidat në Skrapar. Kjo është një arritje ime.”, tha Meta.

Ai gjithashtu ka folur për krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nënshkrimin e Kartës së Adriatikut, duke i cilësuar këto si arritje të rëndësishme në karrierën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit