Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka dënuar politikat e Kinës ndaj minoriteteve myslimane në Ksinjiang, duke i cilësuar ato si “problematike”.
Sipas OHCHR, dy vjet pas raportit që akuzoi Pekinin për “krime kundër njerëzimit” në këtë rajon, shumë nga ligjet dhe politikat që prekin minoritetet myslimane mbeten në fuqi.
Kina është e akuzuar për burgosjen e më shumë se 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve të tjera myslimane në Ksinjiang, akuza që Pekini i mohon dhe i justifikon si pjesë e përpjekjeve për të luftuar ekstremizmin.
OHCHR kërkoi nga Kina një shqyrtim të plotë të ligjeve lidhur me sigurinë kombëtare dhe ligjet anti-terror, si dhe përparim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.