Rei Manaj ka vendosur të qëndrojë në Sivaspor dhe të mos transferohet në një klub tjetër këtë sezon, sipas gazetës turke “Sok”.
Sulmuesi shqiptar është i kënaqur me jetën dhe performancën e tij në Turqi dhe ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij.
Manaj ka shënuar 22 gola në 39 ndeshje me Sivasporin që nga ardhja e tij në gusht të vitit të kaluar dhe ka kontratë deri në vitin 2026.