-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodra paraqet kandidaturën për Qytetin Evropian të Sportit 2025

Kryesoret

Shkodra ka paraqitur kandidaturën për të qenë Qyteti Evropian i Sportit në vitin 2025. Zv/kryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, theksoi se kjo iniciativë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në sektorët e ekonomisë dhe turizmit të qytetit.

“Ky është një aplikim i bërë nga kryetari i Bashkisë Shkodër. Kemi muaj që përgatitemi për të kandiduar dhe më pas fituar postin e organizimit të këtij aktiviteti.” deklaroi Beka.

Gian Francesco Lupattelli, president i ACES Europe, e përgëzoi Shkodrën për këtë nismë dhe shprehu shpresën që Shqipëria të jetë e pranishme në nivelin evropian në vitet që vijnë.

“Sporti nuk është vetëm një garë për titullin apo një medalje në Lojërat Olimpike, por sporti është një garë për jetën”, shtoi ai. Shkodra synon të ndjekë hapat e Tiranës dhe Vlorës, të cilat janë shpallur Qytete Evropiane të Sportit në vitet 2023 dhe 2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit