Mëngjesin e sotëm një 72-vjeçar me iniciale B.P., është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij në fshatin Podgorie, Maliq.
Ai menjëherë është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut që e posedonte pa leje.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.