Mesditën e sotme në aksin rrugor ‘Lezhë-Rrilë’ automjeti me drejtuesen E.Gj., 36 vjeçe është përplasur me makinën me drejtues 67-vjeçarin çek me iniciale L.F.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar 36-vjeçarja dhe një pasagjere që ndodhej në makinën e saj.
Ato menjëherë u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.