Në superjahtin që u mbyt në brigjet e Porticello në Itali gjetën vdekjen miliarderi Mike Lynch, vajza e tij dhe 5 anëtarë të stafit. Ndërsa u shpëtuan 15 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë.
Sipas medias italiane nën hetim përveç komandantit James Cutfield janë marrë edhe oficeri inxhinier Tim Parker Eaton një anglez 56-vjeçar dhe marinari po britanik 22-vjeçari Matthew Griffith.
Matthew Griffith ishte në rojë natën e katastrofës natyrore, teksa stuhia tërhoqi dhe zhyti në 50 metra thellësi anijen luksoze.
Ata të tre e lanë bordin e mjetit lundrues para mbytjes, duke u dyshuar si përgjegjës në një vrasje me dashje të mundshme.
Media italiane gjithashtu shkruan se nuk përjashtohet që më vonë të merren nën hetim edhe persona të tjerë të ekuipazhit.