Ditën e sotme policia e Divjakës ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, i cili ka kanosur me armë zjarri një grua.
Gjatë një konflikti për pronë 35-vjeçari me iniciale R.K., ka kanosur me armë zjarri 63-vjeçaren me iniciale N.G, banuese në fshatin Karavasta e Re.
Në konflikt mori pjesë edhe 66-vjeçari me iniciale R.K., i cili është vjehrri i 35-vjeçarit dhe është proceduar penalisht.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.