-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studentët e Mjekësisë pa kontratë detyruese, rektori shpjegon rregullat

Kryesoret

Studentët e Mjekësisë do të ndjekin studimet pa kontratën detyruese për punë në Shqipëri pas diplomimit.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini, deklaroi për TV Klan se mësimdhënia do të zbatohet sipas ligjeve aktuale, pasi ndryshimet e rekomanduara nga Gjykata Kushtetuese nuk janë miratuar ende.

Mësimdhënia zbatohet brenda ligjeve akademike dhe nuk ka ndryshime të fundit,” tha Draçini.

Në këtë vit akademik, 1,624 maturantë kanë fituar pranimin në Universitetin e Mjekësisë. Kuotat janë dyfishuar që nga viti 2019 për të përmbushur kërkesat e tregut. Draçini theksoi se universiteti ndjek me vëmendje nevojat e sistemit shëndetësor dhe planifikon rritjen e kuotave dhe ndërtimin e një kampusi të ri.

Të gjithë fituesit do të regjistrohen nga 30 gushti deri më 13 shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit