Daniel Sancho Bronchalo, djali i aktorit spanjoll Rodolfo Sancho Aguirre, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe copëtimin e kirurgut kolumbian Edwin Arrieta Arteaga në Tajlandë.
Sancho, i cili pretendoi se veprimi i tij ishte në vetëmbrojtje, u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe shkatërrim prove. Ai do të paguajë gjithashtu një dëmshpërblim prej 118,000 dollarësh për familjen e viktimës.
Vrasja kishte ngjallur interes të madh mediatik dhe kishte rezultuar në hetime të hollësishme nga policia tajlandeze.