Flamur Noka ka pranuar dështimin e protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku numri i pjesëmarrësve ishte shumë i ulët.
Pas përfundimit të protestës, Noka i është drejtuar strukturave të Partisë Demokratike me një mesazh ku shpreh pakënaqësi për pjesëmarrjen dhe kërkon më shumë angazhim.
“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narkoregjimit me qëllim krijimin e qeverise teknike si të vetmen rrugë për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira. Ky angazhim kërkon më së paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion.
Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek bashkia dhe Rruga e Shpresës. Protestat nuk janë detyre vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revolte. Faleminderit”, shkruhet në mesazhin e Flamur Nokës.
Në protestën e 23-të, militantët ishin të paktë dhe pamjet me dron treguan se ata nuk ishin as 10 veta. Ndërkohë, Belind Këlliçi, si pasues i Berishës, ka sulmuar këtë herë Altin Dumanin dhe SPAK në vend të ndërkombëtarëve.
/5pyetjet.al