Gjenden dhe asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabis në Shkodër

0
11

Policia gjatë një megaoperacioni ka gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës rreth 2449 bimë cannabis.

Në njësinë administrative Pult, Shalë dhe Postribë u asgjësuan 606 bimë cannabisi, në Malësinë e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 531 bimë cannabisi.

Ndërsa në Vaun e Dejës u gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe u asgjësuan 1312 bimë cannabisi.

Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

/5pyetjet.al