Deputeti Belind Këlliçi në fjalën e tij para qytetarëve u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe PD është e vendosur që dosjes 5D dhe inceneratorit të Tiranës t’i shkojë deri në fund.
“Sot kemi një PD të pa kapur. Nuk jemi të gjithë njëlloj, gjeni një firmë korruptive të zyrtarëve të PD. Kjo protestë që është rekord, do vijojë sërish. Të enjten tjetër do jemi sërish për të protestuar kundër një hajduti të paprecedente”, tha Këlliçi.
Më pas ai u bëri thirrje prokurorëve të SPAK-ut që dosjeve 5D dhe inceneratorëve të Tiranës ti shkojnë deri në fund, në mënyrë që të dalin përgjegjësit e vërtetë.
“Një thirrje për prokurorët e SPAK: Këtyre dy dosjeve, inceneratorit të Tiranës dhe dosjes 5D PD do ti shkojmë deri në fund. Do marrë pjesë së palë në cdo seancë, do ketë përfaqësuesit e vet në çdo seancë dhe pa dalë përgjegjësia e të gjithë personave që kanë firmosur për këto dy afera PD nuk tërhiqet”, tha Këlliçi.