Në orët e para të mëngjesit një lëndë plasëse është hedhur në derën e një agjencie funerale në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” dhe agjencia ndodhet në pronësi të F.F.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Dyshohet se kjo ngjarje mund të lidhet me konkurrencën mes agjencive funerale në Shkodër.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.