Tensionet brenda Bashkimit Evropian janë rritur pas propozimeve të Josep Borrell për heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina dhe për sanksionimin e ministrave izraelitë.
Italia dhe Hungaria e kanë kundërshtuar këtë nismë, duke e cilësuar si të pamatur dhe të rrezikshme për situatën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, dhe homologu i tij hungarez, Péter Szijjártó, kanë shprehur shqetësime për përshkallëzimin e konflikteve dhe krizave të mundshme.
Ndërkohë, një burim diplomatik evropian ka sugjeruar se mund të ndodhin negociata mes Kievit dhe Moskës përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, për shkak të vonesave në ndihmën ndërkombëtare.