Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat u shpreh se SPAK duhet të hetojë çështjen e mbetjeve toksike.
Muçollari tha se deklaratat e Ballukut ishin të rreme pasi ajo donte që të mbronte ish drejtorin e Portit të Durrësit Pirro vëngu që tani është ministër i mbrojtjes.
“Detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale”, u shpreh Muçollari.
Më pas ai që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij.
“Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent”, shprehu Muçollari.