I njejti mentalitet percillet edhe nga Ministri jashtem.
Kosova duhet te pyese Shqiperine edhe per “Uren e Ibrit”!
Edhe mundet te diskutohet, jo te merret leje, vecanerisht per ceshtje te rendesishme rajonale, eshte produktive dicka e tile.
Por kjo ndodh ne nje klime normale bashkepunimi.
Klime e cila eshte bere “sterre e zeze” nga Rama e qendrimet e tij.
Duke krijuar nje “ngrirje” te plote edhe ne maredheniet bilaterale me Kosoven, jo vetem per ato Rajonale.
Rama a e pyeti Prishtinen kur promovoi “Ballkanin e Hapur” te Vucic, gje e cila godiste direkt edhe Kosoven e sovranitetin e saj?!
Rama e e pyeti me pare Prishtinen kur hapi “siparin” e sanksioneve ndaj Kosoves me anullimin e njeanshem te mbledhjes se perbashket te qeverive?!
Jo dhe jo!
Per te mos folur per shume raste te tjera “goditjesh” arrogante e paternaliste ndaj institucioneve me te larta te Kosoves.
Qe ne shumice cojne tek promovimi i Serbise, ne kurriz te Kosoves!
Dhe ku ishte ne ato qendrime e veprime te Kryeministrit Ministria jone e Jashteme?!
Heshtje e plote e saj, asnje rol.
Dhe tashti perseri kerkohet te goditet Kosova, pikerisht duke kerkuar te nxirret ajo fajtore ndaj Serbise.
Kete here nga Ministri i Jashtem!
Realitet absurd e i trishte ky!
Hasani: Kurti të konsultohet me ne për hapjen e urës së Ibrit